
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ajo foli me ndjeshmëri për sfidat emocionale që po përjeton.
“Po kaloj një periudhë të vështirë. Nuk është diçka që e kam ndarë haptazi. Vetëm njerëzit e mi të afërt dhe ata që dua e dinë. Më kanë qëndruar pranë dhe më kanë dhënë shumë dashuri. Jam shumë e ngarkuar. Po përpiqem ta kaloj, ta përballoj. Jeta paska qenë shumë e vështirë. Çdo gjë ndodh për një arsye. Në një moment të dytë do flas hapur dhe do tregoj gjithçka që po ndodh në jetën time”, shkruan ajo.