Kryenin gjueti të paligjshme, në hetim dy persona nga Fieri

Jil
Jil
1 Min Read

Gjatë patrullimeve në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët e IKMT-së, Drejtoria Rajonale Fier, kanë konstatuar në pyllin e fshatit Seman, 2 shtetas që gjuanin shpendë, në mënyrë të kundërligjshme, në cenim të kritereve të përcaktuara në ligjin nr.61/2016 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë, në RSH”.about:blank

Në vijim të veprimeve procedurale për këto 2 raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Ll., 37 vjeç dhe A. S., 56 vjeç, të dy banues në Fier.


Më tej, këtyre shtetasve iu bllokuan 2 armët e gjahut dhe fishekët luftarak që përdornin për gjueti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *