TIRANË- Kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e portugezit Ruben Saraiva dhe të britanikut, Harry Simpson ende vazhdojnë. Por janë përqëndruar në katër shtete. Burime për “TV Klan” mëson se autoritetet shqiptare po mbajnë kontakte të vazhdueshme me policinë në Greqi, Portugali, Itali dhe Britaninë e Madhe. Portugezi, të paktën në rrugë ligjore, nuk ka dalë nga Greqia. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar nga vendi helen ilegalisht. Ndërkohë që kërkohet edhe Simpson.
Si Saraiva, ashtu edhe Simpson, rezultojnë të dy me precedent penal në Britani dhe të përfshirë në trafik drogash dhe krime të tjera. Ndërkohë të shtunën në Londër, u vunë në pranga 4 autorët e tjerë të ngjarjes së rëndë, mes tyre Edmond Haxhia, i konsideruar si organizatori i vrasjes së Nikulajt. Ndaj tyre ka nisur një proces ekstradimi, megjithatë vendimi do të merret të më datë 5 maj.
Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman të akuzuar si bashkëpunëtorë e informatorë në lidhje me vrasjen janë vënë në pranga në Londër dhe brenda datës 5 maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson. Vrasja u zbardh vetëm një javë pasi ndodhi. Edmond Haxhia akuzohet se solli në Tiranë 4 britanikët e portugezin për të mbyllur hesapet e gjakmarrjes që kishte të hapura me fisin Nikulja, që nga viti 1997. Haxhia është kushëri me vëllezërit Lestakaj që jetojnë në Londër dhe akuzonin Nikulajn se u kishte vrarë xhaxhain dhe nipin.noa.al
- Më të lexuarat
- Pak para PRAIMIT, e pabesueshme çka po i ndodh Luizit jashtë!
- “Jeta m’i dha të gjitha e pastaj më rrëzoi”, Luizi prek…
- Kërkoi bashkëpunim, Luizi shfaqet papritur në këngën e fundit të Noizyt…
- Rezultatet: Ja kë votuan shqiptarët për të shpallur finalist të katërt…
- Ky është reagimi i Kiara Titos pas takimit të Luizit me nënën e…