JiL.al - Jeto i Lumtur

“Kulmi i fundit i valës së nxehtë do jetë të martën”, temperatura

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në një lidhje direkte me edicionin informativ në Top Channel, ajo shprehet se në fundjavë do ketë një rënie të lehtë të temperaturave me 1 ose 2 gradë celsius, ndërsa të martën tjetër do jetë kulmi i tretë i të nxehtit, ku temperaturat do shkojnë deri në 43 gradë. Pas të enjtes sipas Pores do të ketë një tërheqje të valës së të nxehtit.about:blank

“Sot është një ditë tjetër e nxehtë. Në fakt ka një rënie dhe një freskim të lehtë në zonat veriore dhe veriperëndimore, Shkodra, Kukësi, Kopliku, Hasi të cilat gjatë ditës së djeshme kanë regjistruar temperatura 41-42 gradë, sot janë rreth 1 gradë ose një gradë e gjysmë më pak. Mbetet kulmi në qarkun e Elbasanit, mbetet sërish problematik Berati, në Lazarat, Gjirokastër temperaturat do të ngjiten 42-43 gradë.

Fundjava do të sjellë një tërheqje të lehtë, nuk është se ka ndonjë ndryshim kolosal. Kemi 1 gradë rënie të shtunën dhe 1 gradë të dielën, duke bërë që nga 42 ne zbresim në 40 gradë. Parashikohet të kemi riaktivizim të masave ajrore javën tjetër. Jo më kot e kemi theksuar që kjo valë ka tre kreshta, tre kokë, tre kulme, ku parashikohet një kulm tjetër që është i fundit, të jetë ditën e martë javës tjetër, ku termometri në Shqipëri do të ngjitet sërish në 42 gradë.

Pritet një lehtësim i motit pas ditës së enjte javës tjetër, ku do të ketë tërheqje të valës. Është një valë e nxehtë që ka qëndruar dhe do qëndrojë deri në 21 apo 22 ditë me temperatura të larta. Është quajtur me tre koka apo kulme sepse zakonisht valët e të nxehtit kanë një kulm dhe më pas ka një tërheqje. Kjo ka patur tre herë radhazi temperatura ekstremisht të larta, duke sjellë probleme siç e kemi parë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë Europën jugore.

Nuk është e nevojshme paniku për stuhinë të cilën e ka përfshirë Bosnjën dhe Kroacinë. Për momentin Shqipëria nuk është në kushte të favorshme që të presim reshje apo stuhi. Do jetë një fundjavë e nxehtë, një fundjavë e kthjellët dhe të paktën deri në mesin e javës tjetër mbetemi me mot të kthjellët dhe të nxehtë”, është shprehur Lajda Porja.

Scroll to Top