Kundërshtoi patrullën e policisë, vritet i riu në Greqi (VIDEO)

Jil
Jil
1 Min Read

Ndjekja e një makine, e cila po lëvizte në mënyrë të dyshimtë mesnatën e së shtunës në Greqi është kthyer në një përleshje të përgjakshme me një të vdekur, sipas mediave vendase.

Makina në të cilin udhëtonin 3 deri në 4 persona iku me  shpejtësi të madhe duke u përpjekur të shmangte kontrollin e policëve që e kishin sinjalizuar të ndalonte.

Pasoi një ndjekje e egër policore teksa automjeti kaloi në mënyrë të rrezikshme nëpër zona banimi. Automjeti i dyshuar përfundimisht ngeci në një rrugë pa krye në Leontari.

Kur policët tentuan të kontrollonin pasagjerët, këta të fundit kanë reaguar dhe ka ndodhur një sherr me njërin prej tyre që ka tentuar t’u marrë armën policëve, të cilin efektivi e ka qëlluar.

Plumbi ka plagosur të riun, i cili ra përtokë i gjakosur. Me shpejtësi në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, por ishte vonë për të riun, i cili kishte përfunduar i vdekur.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *