JiL.al - Jeto i Lumtur

Kundërshtojnë marrjen e ujit për Himarën, banorët e Vlorës dalin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Banorë të zonës së lumit të Vlorës janë organizuar në një tubim në qendër të fshatit Drashovicë.about:blank

Ata kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër marrjes se ujit të Shushicës, duke e devijuar në drejtime të ndryshme, për të furnizuar me ujë zona bregdetare.

Banorët shprehen se nuk janë kundër zhvillimit të turizmit bregdetar, por kurrsesi nuk mund të mbeten ata pa ujë.

Protestuesve iu janë bashkuar edhe ambientalistë nga Tirana e Vlora. Ambientalisti Sazan Guri, u shpreh se qeveria mund të shfrytëzojë ujërat e Borshit që sipas tij derdhen kot dhe s’mund të lërë banorët e Lumit të Vlorës pa ujë.

Kjo është protesta e dytë e zhvilluar dhe sipas banorëve asnjë reagim nuk ka ardhur për ndalimin e asaj që ata e quajtën edhe masakër natyrore.

Scroll to Top