JiL.al - Jeto i Lumtur

Kur do të arrestohet Sali Berisha? SPAK pritet t’i drejtohet…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këshilli i Mandateve, rregullores dhe Imunitetit me gjashtë vota pro i hapi rrugë procesit për “zhveshjen” nga imunitetit për deputetin Sali Berisha.

Ky është hapi i parë, pasi një vendim përfundimtar pritet të merret ditën e enjte, në të cilën është parashikuar një seanca e posaçme në Parlament, ku pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë votimi për heqjen e imunitetit të Berishës.

Por çfarë ndodh pas kësaj? Gazetari Ermal Vija, raporton se prokurorët e SPAK pas kësaj çështjeje do t’i drejtohen Gjykatës për miratimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ose “arrest me burg” për ish-kryeministrin.

Pas kësaj, gjykata do të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK, dhe në rast pranimi, më  pas autorizon oficerët e policisë gjyqësore për ekzekutimin masës së kërkuar ndaj Berishës.

Scroll to Top