JiL.al - Jeto i Lumtur

Kush e mbolli drogën në repartin e Zall-Herrit? Zbardhen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pasi gjykata ditën e djeshme i la në burg, sot është publikuar dosja e tre ushtarakëve Gentian Zhurda, Rustem Koçi dhe Gramoz Mullai, të arrestuar  për 124 rrënjët e kanabisit të zbuluara në repartin e Zall Herrit.about:blank

Ndërkohë 8 ushtarakët e tjerë, vetëm u morën në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore, pas skandalit me zbulimin e 125 rrënjëve kanabis brenda territorit të repartit ushtarak të Zall Herrit.

Në dosje janë dëshmitë e të gjithë ushtarakëve, të cilët kanë deklaruar si vijon:

1- Eduart Roshi, i cili shprehet se ka marrë pjesë në kontrollin e territorit të pronave brenda repartit ushtarak dhe nuk ka konstatuar bimë narkotike. Ai shprehet se ka detyrën e specialistit për Xhenion dhe se përsa i përket zbulimit të lëndëve narkotike, ishte detyrë e sektorit të zbulimit të repartit. Ai ka sqaruar se ka marrë pjesë në kontrollin e territorit në korrik të vitit 2023.

Droga në repartin e Zall Herrit, zbardhet dëshmia e ushtarakëve: Nuk kemi lidhje, nuk mund të mbajmë nën kontroll 140 ha tokë

Droga në repartin ushtarak në Zall Herr, Balla: Operacion në bashkëpunim me policinë ushtarake

2- Erald Xhuzi, i cili ka detyrën e shoferit të mjeteve të rënda, i cili ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në kontroll.about:blank

3- Fatmir Todori, me detyrë shef sekretarie, i cili është marrë me protokollin e dokumentacionit të repartit ushtarak 1060. Ai ka sqaruar se detyra e tij ishte në zyrë, por në një rast është angazhuar në kontrollin e territorit, në njërën nga pronat e repartit, në Bizë të Martaneshit dhe në një rast ka dalë për ecje përgjatë kufirit të repartit 1060, në anën e jashtme të këtij rrethimi dhe nuk ka konstatuar paligjshmëri.


4- Petrit Hoxha, zv/Komandant Toge, me detyrë shofer i automjeteve të ndryshme të ushtrisë, konkretisht një fadromë në repartin ushtarak. Më datë 10 korrik 2023, ka punuar me këtë fadromë tek reparti 1001. Ai shprehet se nuk ka marrë pjesë në kontrollin e repartit dhe për këtë 

Scroll to Top