JiL.al - Jeto i Lumtur

Kush e ndezi makinerinë që i zuri kokën? Detaje të frikshme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmjen e të martës së 14 Nëntorit, humbi jetën si pasojë e një aksidenti në punë 26-vjeçarja shqiptare Anila Grishaj.about:blank

Fillimisht u raportua se diçka duhet të kishte shkuar gabim me makinerinë, e cila aksidentalisht i zuri kokën punëtores së re.

Megjithatë, Prokuroria, pas inspektimit nga Komisioni Hetimor në Treviso, ka nisur hetimet për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia, shkruan LaRepubblica.

Aksidenti, thuhet nga burimet hetimore, mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor.

Sipas tyre, mekanizmi që shkaktoi traumën fatale është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.

26-vjeçarja shqiptare ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar.

Megjithatë, në kuadër të hetimeve, makineria në fjalë është sekuestruar.about:blank

Mëngjesin e sotëm, sindikatat organizuan një protestë jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk kanë asnjë anëtar në sindikatë. Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjen e sigurisë në punë.

Scroll to Top