Kush është 26-vjeçari i arrestuar i akuzuar për vrasjen ?

Jil
Jil
2 Min Read

Mërgim Lazri, 26-vjeçari nga Dibra i shpallur në kërkim për grabitjen dhe vrasjen e arkitektit italian Roberto Mottura në shtëpinë e tij në Piossasco (Torino), është arrestuar së fundmi.

I riu i cili është dënuar me 16 vite burg për “bashëpunim në vrasje” nga autoritetet italiane, u arrestua gjatë një operacioni të koduar nga policia shqiptare “Sundimi i Ligjit”.

Për vrasjen e arkitektit italian, Roberto Mottura, më 9 qershor 2021, 31-vjeçari shqiptar Emirjon Margjini është dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas gjyqtarëve italianë, 31-vjeçari ka hapur zjarr ndaj 49-vjeçarit duke e lënë të vdekur.

Ndërkohë që Mërgim Lazri është dënuar me 16 vite burg për “bashëpunim në vrasje”. I riu shqiptar ishte liruar nga burgu pas arrestimit, pasi provat nuk ishin cilësuar të mjaftueshme nga gjyqtarët gjatë hetimeve paraprake.

Pas grabitjes së armatosur e cila dështoi, pasi i zoti i shtëpisë mbeti i vrarë, shqiptarët u strehuan tek disa bashkëatdhetarë të tyre. Ata u arrestuan pak kohë më pas, pasi u akuzoheshin për krime të lehta dhe u shpallën të pafajshëm.

Njoftimi i policisë:

Në Dibër është kapur një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, i akuzuar për vrasje dhe për grabitje me armë;

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *