Kush janë banorët e rinj që pritet të hyjnë sonte në shtëpinë e Big Brother VIP, zbulohen emrat

Jil
Jil
1 Min Read

Mbrëmjen e sotme pritet që në shtëpinë e Big Brother të futen banorë të rinj. Pas përjashtimit të Ermionës dhe Evës, të tjerë emra priten të bëhen konkurrentë në lojë. Një ndër emrat e përfolur është ish-konkurrenten e “Përputhen”, Antoneta Koçin.

Antoneta u bë e njohur nga “Përputhen” e më pas ka marrë pjesë si e ftuar në disa programe televizive. Një tjetër emër është edhe ai i Shqipes, gjithashtu ish-konkurrente e “Përputhen”. Ndërkohë edhe aktori Elvis Pupa, prej kohësh është përfolur për t’u bërë pjesë e lojës.

Javën e shkuar, vetë aktori u duk sikur e pranoi lajmin, duke bërë me dije se do të bëhej pjesë e lojës për të sjellë pak humor dhe jo për ta fituar. Megjithatë, do të na duhet të presim spektaklin e sotëm për të zbuluar sesi banorët e rinj do të ndryshojnë dinamikën e lojës, kur tashmë ka mbetur pak më shumë se një muaj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *