Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euroneës Albania se Alma Kaçi, gruaja që shfaqet në videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit ka shantazhuar edhe persona të tjetër shqiptarë e të huaj përmes videove.
Ai tregoi se në Durrës kanë dalë personazhe të tjerë që thonë se Alma K., ishte përfshirë edhe në çështje të tjera shantazhi investimi, duke pretenduar se ishte gazetare investigative.
“Këqyrja e gotës përmes të cilës ishte filmuar Gjici ka nxjerrë se mekanizmi përgjues ishte përdorur edhe në vende të tjera, është këqyrur në thellësi. Ka ndodhur që mekanizmi përgjues ka një memorie të brendshme autonome që regjistron një pjesë të materialit edhe nëse ti e fshin. SPAK e kanë rikuperuar këtë video tjetër dhe po hetojnë. Nga ana tjetër, në Durrës kanë dalë personazhe të tjera që thonë se Alma K., ishte përfshirë edhe në çështje të tjera shantazhi, investigimi ku pretendonte se ishte gazetare investigative dhe këtë e ka bërë me shtetas shqiptarë dhe italianë”, tha Lita.