Teksa Dritan Rexhepi ndodhet i arrestuar në Turqi, në 11 dhjetor 2023, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ka vendosur të mospranojë kërkesën e tij, lidhur me një gjykim të drejtë dhe në prezencë të tij, para trupit gjykues.about:blank
Me vendimin e marë nga Gjykata Kushtetuese, automatikisht lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Lartë që urdhëroi dënimin e Dritan Rexhepit me 25 vite burgim, për vrasjen e policit Durim Kasmi në vitin 1999 në qendër të Krujës dhe vrasjen e Ramazan Bakiut.
Që prej muajit nëntor 2023 autoritetet Shqiptare i janë drejtuar Drejtësisë Turke, duke kërkuar ekstradimin e Gramoz Rexhepit në Shqipëri.
Por në garë për ekstradimin e këtij individi, është Italia dhe Belgjika, të cilat kanë shfaqur interes për ekstradimin e Rexhepit.