Kuvendi mban një minutë heshtje, ja arsyeja

Jil
Jil
1 Min Read

Kuvendi i Shqipërisë në nisje të seancës së sotme mbajti një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkoi një rezolutë për heqjen e ligjit të luftës nga Greqia dhe avancimin e kërkesave të palës shqiptare për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

“Disa ditë më parë ishte data 27 Qershor, ditë e njohur nga parlamenti për shpalljen e kësaj date si Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. 2770 jetë njerëzore u masakruan. Nuk u vranë në luftë, por në shtëpitë e tyre.

68 fshatra u dogjën dhe mijëra shqiptarë të Çamërisë u dëbuan. Në përkujtim të kësaj dite, ju kërkoj të nderuar kolegë të mbajmë një minutë heshtje. Jam i keqardhur që nuk ka akoma një deklaratë apo një rezolutë të këtij parlamenti për heqjen e ligjit të luftës me Greqisë dhe avancimin për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë” tha ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *