JiL.al - Jeto i Lumtur

Ky është Elton Javeriu që u ekzekutua sot në Fier

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 41-vjeçari Elton Javeri, i cili u ekzekutua në një atentat të regjistruar paraditen e kësaj të enjte, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli” në Fier. Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Agim Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier.

Pista kryesore ku po heton Policia është një konflikt i kohëve të fundit mes tyre, pasi mësohet se autori dhe viktima janë konfliktuar rreth dy javë më parë në Gjermani. Viktima kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania, ku ishte emigrant.

Ky është Elton Javeriu që u ekzekutua sot në Fier, plumbi

Elton Javori dhe Agim Gashi mësohet se kanë patur njohje të vjetër mes tyre dhe janë konfliktuar për shkak të problemeve që kanë patur me njëri-tjetrin ku nuk përjashtohet edhe përfshirja në aktivitete ilegale.

Elton Javeri
Rruga ku ndodhi atenati ka patur kamera sigurise, të cilat kanë filmuar momentin e vrasjes së Javerit, rreth 100 metra larg banesës së tij. Në momentin e ngjarjes, viktima ndodhej në automjetin tip “Porsche Cayene” ngjyrë të zezë, ndërsa autori me makinë të tipit “Mercedes Benz” ngjyrë gri të errët, me targa shqiptare.

Dyshohet se Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin tip “ Benz” duke i dalë paralel. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës, Agim Gashi e ka qëlluar me pistoletë, teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë, të cilat i sollën edhe vdekjen.

Elton Javeri ka lëvizur me automjet edhe për disa metra pas atentatit dhe ka ndaluar rreth 100 metra larg vendit ku u qëllua nga Gashi. Automjeti “Porche” u gjet me derën e hapur, por siç duket Elton Javeri vetëm sa ka hapur derën dhe nuk ka mundur të dalë jashtë. Edhe pse ësh

Scroll to Top