Laborator droge në shtëpi, arrestohet shqiptari në Itali

Editor
1 Min Read

Policia italiane ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar. Kontrolli nisi kur një patrullë me rroba civile u parakalua nga makina e 40-vjeçarit me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa u ndalur në kryqëzime. Civilët më pas ndoqën makinën e shqiptarit dhe në rrugën “Luisa Fantasia” mundën ta ndalonin.

Ai u shfaq i shqetësuar gjatë kontrollit dhe kjo i bëri policët të kryenin një kontroll më të plotë në makinën dhe shtëpinë e tij.

Shqiptarit ju gjetën një pale çelësa të një makine të dytë, për të cilën nuk mund të jepte shpjegime.

Ushtarët lokalizuan makinën e dytë, dhe zbuluan një fund të rremë dhe brenda së cilës gjetën 16.500 euro cash dhe blloqe heroine me peshë mbi 6 kg.Më pas u krye kontrolli në shtëpinë e 40-vjeçarit, ku u zbulua një laborator i vërtetë për përgatitjen e lëndës narkotike : një mikser, 1 prese hidraulike 20 tonëshe dhe kallëpe për përgatitjen e blloqeve, makina me vakum së bashku me mbi 11 kg lëndë narkotike si heroinë, kokainë, morfinë, mdma dhe lëndë prerëse, të cilat u sekuestruan bashkë me paratë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *