Laerti puthi pa dëshirë Valbonën? Debat i ashpër mes banorit

Editor
1 Min Read

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania janë ndezur sërish, këtë herë mes Jozit dhe Laertit, të cilët shkëmbyen akuza të rënda në një debat që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

Gjithçka nisi kur Jozi e akuzoi Laertin se po shfrytëzon çdo situatë për të përfituar nga Valbona:

“Ti je shfrytëzues i Valbonës në çdo situatë. Nuk ke pikë ndjenje dhe në çdo rast e ke shfrytëzuar,” u shpreh ai me tone të ashpra.

Nga ana tjetër, Laerti nuk qëndroi i heshtur dhe i ktheu përgjigje duke i kujtuar Jozit të kaluarën e tij në shtëpi:

“Ti je i fundit që mund të flasësh për puthje me zor,” u shpreh ai, duke bërë një ironi të fortë mbi veprimet e mëparshme të saj.

Jozi nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi me akuza:

“Laerti është vetëm për gjumë këtu. Ai shkon zvarrë, derdh edhe dy lot… Ti shfrytëzon çdo skemë dhe mundesh të përfitosh nga ajo vajzë.”

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al