Lajm i trishtë! Humb jetën këngëtari i njohur (Emri+Foto)

Jil
Jil
1 Min Read

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare Gary Wright, këngëtari i hiteve pop “Dream Weaver” dhe “Love is Alive”.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar djali i tij, Justin, për TMZ. Ai u shpreh se i ati ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit. Simptomat e kantautorit ishin përkeqësuar vitin e kaluar dhe ia kishin vështirësuar të folurën dhe të lëvizurën.

Hitet e të ndjerit “Dream Weaver” dhe “Love is Alive”, arritën në vendin e dytë në tabelën e këngëve “Billboard Hot 100”. Wright ishte gjithashtu kompozitor dhe producent dhe shpesh bashkëpunonte me muzikantin e Beatles, George Harrison. Wright pati një karrierë si aktor në reklamat televizive dhe radiofonike dhe interpretoi në Broadway në muzikalin “Fanny” në 1954. Ai gjithashtu u shfaq në “The Ed Sullivan Show”.

Muzikanti braktisi mjekësinë për muzikën dhe në vitin 1967 u bë vokalist i përbashkët kryesor në grupin britanik të rock-ut “Spooky Tooth” përpara se të fillonte një karrierë solo në 1970.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *