Lajmi i zi pushton botën e futbollit/ Portieri 25-vjeçar vdes menjëherë pasi pret penalltinë (EMRI+FOTO)

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në futbollin belg, pasi portieri 25-vjeçar, Arne Espil ka ndërruar jetë pasi priti penalltinë.

Skuadra e tij Winkel Sport po luante me Westrosebeck, në një duel në nivelin amator. Espil priti penalltinë për skuadrën e tij dhe menjëherë u rrëzua në tokë.

Skena ka alarmuar të pranishmit, me mjekët që i dhanë ndihmën e parë dhe e transportuan në spital. Megjithë përdorimin e defibrilatorit, portieri 25-vjeçar ndërroi jetë rrugës për në spital.

“Është një tragjedi dhe një tronditje për ne. Arne ka qenë në këtë klub gjithë jetën e tij. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, gjithmonë miqësor dhe i gatshëm për të ndihmuar. Është një goditje e madhe, së pari për familjen e tij, si dhe për të gjithë ne“, u shpreh Patrick Rothsart, drejtori sportiv i klubit.

Skenën tragjike e tregon edhe ndihmës trajneri i Winkel Sport, Dewerchin.

“Ishte një skenë e tmerrshme. Lojtarët bënë dush të gjithë së bashku pas incidentit dhe më pas u ulëm për të ngrënë. Më pas erdhi mesazhi se portieri ynë kishte vdekur. Ishte goditje jashtëzakonisht e rëndë”, deklaroi ndihmës trajneri Dewerchin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *