Debatet dhe situata e krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, e kanë rënduar gjendjen psikologjike të gazetares Ledjona Xheladinaj.
Së fundmi teksa po bisedonte me aktoren Egla Ceno dhe violinistin Ervin Gonxhi, mes lotësh ajo tha që dëshiron të dalë nga shtëpia pasi nuk ka asnjë lloj interesi më për të luajtur.
Gjatë bisedës aktorja e nxiti gazetaren që të ofendojë ndonjë person në mënyrë që ta përjashtojnë, por banorja u shpreh se dëshiron të lërë shtëpinë ashtu siç është dhe pa ofendime. Ervini këmbënguli shumë duke bindur Ledjonën që mos të lërë të shtëpinë.
Pjesë nga biseda:
Ledjona: Më kuptoni, ju kam xhan dhe ju dua për atë që jeni dhe nuk kam asnjë lloj interes loje. Thjesht nuk më pëlqen kjo gjëja këtu, kaq. Nuk jam unë kjo siç jam.
Egla: Do të dalësh, po shaj ndonjë gjë edhe del.
Ledjona: Jo dua të dal ashtu siç jam.about:blank
Ervini: Ku do të dalësh ti tani a më the mua që rri këtu? Si do dalësh, ne a e lamë kështu?
Egla: Aman se i ka naze.