Prej disa javësh ka qarkulluar lajmi se Ledri dhe Sara po përjetojnë një krizë në lidhjen e tyre. Ndonëse zërat u shuan për pak nga një foto që u publikua këto ditë, Prive ka mësuar se lajmi i ndarjes është i vërtetë.
Foto që qarkulloi ku Sara e Ledri shfaqeshin bashkë i përket disa muajve para. Ndarja ekskluzivisht për Prive është konfirmuar nga menaxheri i njohur, Faton Shoshi.
Aktualisht Sara e Ledri po takohen vetëm për vajzën e tyre, Poem.
Nga ana tjetër, në një intervistë të dhënë së fundmi, gazetari i njohur, Andi Vrapi, njëkohësisht edhe mik i afërt me Sarën, ka konfirmuar që mes çiftit ka një krizë.
“Unë mendoj që po kalojnë diçka që çdo çift normal e kalon në jetë. Ka momente që nuk flet me burrin se nuk të ka pëlqyer diçka, ka momente që burri të mban inat. Plus që ka edhe diçka, kur Sara fitoi “Dancing with the Stars”, të gjithë thoshin se e fitoi prej Ledrit. Prandaj Ledri nuk u shfaq në asnjë premierë që të mos kishte nga këto fjalët”, ka thënë gazetari.
“Duke marrë parasysh mungesën në premierë dhe të gjithë këto, mendoj që mund të ketë një krizë”, shton gazetari.
Një tjetër detaj që ka ngritur dyshimet për një krisje mes Sarës dhe Ledrit është edhe fakti se reperi ka fshirë të gjitha postimet e tij në Instagram, duke lënë rreth katër foto në total.
Ai ka bërë një rikthim në rrjetet sociale, përmes të cilit ka njoftuar anulimin e koncertit të tij në Oslo.