Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Jil
Jil
1 Min Read

Një tërmet i lehtë ka goditur vendin tonë pasditen e kësaj të enjte.

Sipas Institutit Evropian të Sizmiologjisë, magnituda e këtij tërmeti u regjistrua në 2.9 të shkallës Rihter. Mësohet se epiqendra e lëkundjeve e kishte origjinën në qytetin e Elbasanit dhe me një thellësi fokale prej 8 kilometrash.

Deri tani nuk ka raportime për njerëz të plagosur apo shtëpi të dëmtuara nga ky tërmet. Nga reagimet e qytetarëve në internet, në faqen evropiane të tërmeteve, ata kanë shkruar se i kanë ndjerë lëkundjet të cilat i kategorizojnë si “një lëkundje e vogël që zgjati për një sekond”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *