JiL.al - Jeto i Lumtur

Letra e Napoleon Bonapartit Për Jozefinën..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Perandori i paepur i Francës, Napoleon Bonaparti, ja shprehte me këto fjalë dashurine të bukurës Jozefinë në vitin 1795.
Për Jozefinën
Nuk të dua më; përkundrazi, të urrej. Je një mjerane, me të vërtetë perverse, me të vërtetë budallaqe, një Hirushe e vërtetë. Ti nuk më shkruan asnjëherë, ti nuk e do bashkëshortin tënd; ti e di se çfarë kënaqësie i japin atij letrat e tua, e megjithatë as nuk ulesh që t’i shkruash disa reshta! Atëherë, çfarë bën ti gjithë ditën, Madamë? Çfarë punësh i ke kaq jetike, saqë nuk të lënë kohë për t’i shkruajtur dashnorit tënd besnik? Çfarë lidhjeje mund të jetë duke mbytur dhe lënë mënjanë dashurinë, dashurinë e butë dhe konstante që ti i premtove atij? Cili mund të jetë ky dashnor i ri e i mrekullueshëm, që të merr ty çdo moment, që sundon ditët e tua dhe nuk të lejon t’ia kushtosh vëmendjen tënde bashkëshortit tënd?
Kujdes, Jozefinë; një natë të bukur, dyert do të shemben, dhe ja ku do të shfaqem unë. Në të vërtetë, jam i shqetësuar, e dashur, që nuk kam lajme nga ti; më shkruaj një letër me katër faqe, të bërë atypëraty, me ato fjalë magjepsëse që më mbushin zemrën me emocion dhe gëzim. Shpresoj të të shtrëngoj në krahë shumë shpejt, kur do të të mbush me një milionë puthje, të zjarrta si dielli i ekuatorit”.

Napoleon Bonapartit

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top