Vajzat do të jenë mikeshat tuaja – ato do të veprojnë si të të tilla gjithsesi. Por mos harroni: disa prej tyre vijnë dhe disa shkojnë. Ata që qëndrojnë me ju pavarësisht gjithçkaje – ata janë miqtë tuaj më të mirë. Mos i lërë kurrë ato të largohen prej teje.
Gjithashtu mbani mend, se motrat janë mikeshat më të mira në botë. Ashtu si të dashurit, edhe ato do të vijnë e do të shkojnë gjithashtu.
Dhe zemër, urrej ta them këtë: shumica e tyre – në të vërtetë, shumë prej atyre që do të takosh do të ta thyejnë zemrën, por ju nuk mund të dorëzoheni gjithsesi, sepse nëse dorëzoheni, nuk do ta gjeni kurrë shpirtit tuaj binjak. Ju kurrë nuk do të gjeni atë gjysmën tjetër që ju bën ju të plota dhe kjo vlen për gjithçka.
Vetëm për shkak se dështoni një herë, nuk do të thotë se do të dështoni në çdo gjë. Provoni përsëri, rezistoni dhe gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë besoni tek vetja juaj, sepse nëse nuk e bëni, atëherë kush do ta bëj ketë, zemër? Kështu, mbajeni kokën lart, jini krenare, dhe më e rëndësishmja, buzëqeshni, sepse jeta është një gjë e mrekullueshme dhe ka shumë për të buzëqeshur rreth saj “.