JiL.al - Jeto i Lumtur

Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 33-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi është kapur me armë zjarri pa leje në automjet. Në kuadër të operacionit të koduar “Friends”, u arrestuan shtetasit Arnaldo Matodashaj dhe Olsi Caushaj.

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Friends”, sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhefishekë luftarak.

Lëvizte me pistoletë në automjet, kapet në flagrancë dhe arrestohet 33-vjeçari.

Në pranga edhe pasagjeri në këtë automjet, për moskallëzim të krimit.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve gjatë sezonit turistik, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata qarkullojnë, kontrolle këto të mbështetura nga inteligjenca policore dhe nga bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Friends”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 33 vjeç dhe O. C., 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte shtetasi A. M. dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. C., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë luftarak që dyshohet se i përkitnin shtetasit A. M.

Scroll to Top