Liam Mandiaro del nga burgu. A do rikthehet në Big Brother Vip 3!

Editor
2 Min Read

Arrestimi i Liam Mandiaro brenda ambienteve të “Big Brother Vip” ishte lajmi i cili qarkulloi me ditë të tëra në mediat shqiptare. Arrestimi i tij e befasishëm brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, për shkak të një dënimi të pashlyer vite me parë, u komentua gjerë e gjatë.

Por, pas ditësh në qeli, së fundmi Liami është liruar dhe mbrëmjen e kësaj të marte pritet të suprizojë shqiptarët dhe banorët e shtëpisë.

Lajmin se ish-banori 12 orësh i Big Brother Vip 3 ka lënë ambientet e burgut është bërë me dije nga gazetarja, Dasara Karaiskaj. Ajo ka publikuar një foto ku shihet teksa darkon në prezencën e Liamit i cili sapo ka lënë qelinë e burgut.

Sakaq, gazetarja ka paralajmëruar se ai do të bëhet sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Kjo foto është shkrepur mbrëmë, menjëherë pas shqyrtimit të çështjes. Mandi ishte akoma pa celular dhe pa kuletë, pra këtë darkë “celebration” për daljen dhe për rihyrjen në një tjetër burg, nuk e pagoi Liami. Miq prej një jete, i themi ne si shoqni. (Lumturia ime, dallohtt qartë në këtë foto besoj. Mandi ose Liami për të gjithë ju, ishalla, dashë Zoti…drejt fitores.”, shkruan Desara.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *