
Padia e këngëtares Bleona Qereti ndaj aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari u diskutua ne Top News.
Nderkohe aty janë zbardhur disa pjesë të padisë 2 mln dollarëshe, akuza për spekulime rozë me politikanë të lartë.
Gazetarja Aida Topalli: Dikur kanë qenë mikesha apo të njohura goxha me njëra-tjetrën, sic është shkruar në padi. Mesa duket kjo miqësi nuk ka vajtur mirë.
Më 14 gusht Qereti çoi një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut ku Kokalari të japë një dëmshpërblim për shpifje në lidhje me deklarata që Kokalari kohët e fundit në rrjete sociale, ka pasur akuza për disa thënie të Bleona Qeretit, për lidhje të saj me ministra shqiptarë e kosovarë, apo dhe biseda.
Sipas avokatëve asnjë nga këto biseda nuk janë të vërteta.
Edhe dalja e bisedave private të njëra me tjetrën, është diçka imorale. Personalisht i jap të drejtë Bleona Qeretit.
Pretendimet janë të shumta. Duhet parë dhe një reagim i Kokalarit lidhur me këtë padi. Mësuam që Kokalari është një pronare e një biznesi në Nju Jork.
Këto deklarata të bëra nga Kokalari kanë ndikuar në marrëveshjet që Bleona Qereti ka në Shtetet e Bashkuara sipas avokateve,” tha Topalli.