
Alba shprehu dëshirën që marrëdhënia me Limit të vijojë dhe të marrë zhvillim, por reagimi i tij i ftohtë dhe i drejtpërdrejtë i prishi pritshmëritë.
Limi tha se të dy kanë nevojë për hapësirë dhe la të kuptohej se nuk e sheh raportin si diçka serioze.
“Ty ta do b*tha, jo zemra,” – u shpreh ai me tone të ashpra, pasi e pyeti Albën se çfarë i pëlqen tek ai.
Me fjalët: “Mes nesh nuk ka asgjë. Nisi si lojë dhe do përfundojë aq shpejt sa nisi,” Limi i dha fund lidhjes, duke e lënë Albën të përlotur.
Ndërkohë, sjellja e Keisit gjatë momentit emocional ka ngjallur shumë komente në rrjete sociale.
Ajo u pa duke qeshur, ndërsa Alba qante, gjë që është interpretuar nga publiku si mungesë ndjeshmërie.
