Gjykata e Lezhës liroi Redion Hysën, që ishte arrestuar dhe të akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Xhulio Prela. Gjykata u bind dhe pranoi se Hysa nuk është autor i vrasjes së Xhulio Prelës.
Hysa u arrestua bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor te vitit 2020, pasi akuzoheshin se kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen e policit.