22 vite pas, Livia e BBVA takohet me babanë e saj

Editor
1 Min Read

Ajo ka folur për marrëdhënien me të atin pas ndarjes së prindërve duke shtuar se e ka takuar vetëm dy herë në jetë.

Ish-konkurrentja zbuloi se hera e parë që e pa babanë ishte kur ishte vetëm dy vjeçe dhe hera e dytë kur ishte shtatë vjeçe.

Tani pas përfundimit të BBVA në një postim të ri, Livia bëri të ditur se u takua me të atin pas 22 vitesh.

“22 vite më vonë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë imazhit.

Livia në këtë edicion ka qenë shumë e pëlqyer nga publiku për lojën që ka zhvilluar brenda.

Krahas kësaj, ka kthyer edhe historinë me ish-partnerin Mevlan Shabën, për të cilin tha se e do akoma.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al