Loredana bën veprimin e papritur me lulet e Jozit

Editor
1 Min Read

Ditën e sotme, banorët e “Big Brother Vip Albania” u surprizuan nga lulet që morën nga të dashurit e tyre.

Edhe Jozi i solli Loredanës lule për të festuar Shën Valentinin. Megjithatë, reagimi i saj ishte i papritur, duke thënë se nuk ka nevojë për lule.

Por jo vetëm kaq pasi Gjesti vendosi që trëndafilat e Loredanës t’i merrte dhe t’i hidhte në pishinë. Duke imituar banoren ai ia bënte:

“Joz, Joz, Joziii të dua”.

Ndërkohë Indriti, Laerti dhe Aldo i thanë që të mos e bëjë këtë gjest dhe ai përgjigjej: “Është dashuri false, unë do ti hedh në ujë, as të dua s’të ka thënë”.

Por Loredana arriti që t’ia merrte nga duart dhe ishte ajo që petalet e trëndafilave i hodhi në pishinë. Banorja gjithashtu vendosi që edhe letrën e shkruar nga Jozi ta grisë dhe ta hedh në pishinë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al