
Menjëherë pasi filloi emisioni, Visjan Ukcenaj, nuk ngurroi të ngacmonte atmosferën duke i kujtuar Loredanës se një nga konkurrentet e këtij sezoni i kishte shkruar Jozit një poezi.
Konkurrentja në fjalë ndërhyri duke sqaruar se nuk ndiqen në Instagram dhe se poezia ishte thjesht në mënyrë miqësore.
Loredana reagoi me qetësi dhe maturi, duke i dhënë një këshillë vajzës: “Shpirt mua ai ma shkruajti, kaq ka rëndësi. Mos bëj për një mashkull, por më mirë të jetë mashkulli ai që bën për ty”.
Momenti u bë edhe më interesant kur Loredana shtoi me humor se edhe ajo ka marrë poezi nga Jozi: “Ja për shembull, mua Jozi ma ka shkruar poezinë”.
Një deklaratë kjo që solli të qeshura në studio dhe e bëri edhe më të gjallë praninë e saj në emision.
Dyshja duket se i kanë ndarë rrugët përfundimisht nga njëri-tjetri.