Loredana sqarohet me Jozin: Mua më vjen të të përqafoj…

Editor
2 Min Read

Ditën e sotme Jozi dhe Loredana kanë qenë duke diskutuar në lidhje me situatat që janë krijuar pasi ata u rifutën sërish në lojë. Konkretisht Jozi dhe Loreadana po sqaronin edhe njëherë raportin mes tyre dhe deklaratat që Jozi ka bërë jashtë kur është shprehur se mendon se BBV e fiton Danja apo edhe në lidhje me Valbonën.

Pjesë nga biseda:

Lorendana: Nuk jam këtu kot. I përballoj të gjitha zemra. 

Jozi: Në rregull. Uroj më të mirën për ty. 

Loredana: I përballoj të gjitha, jo dy metra të jesh ti. 

Ata kanë vazhduar duke ironizuar njëri-tjetrin.

Jozi: Të ka ngel mendja tek brumi. Brumi kur futet në furrë piqet. 

Loredana: Edhe brumi ka më shumë konsistencë se ty. 

Jozi: Ti e ke brumin e dobët zemra ime. 

Loredana: Jo nuk e kam fare. 

Jozi: Je brumë i dobët, e tillë u tregove. Edhe pse mua më dhemb zemra kur e them këtë gjë. 

Loredana: Mua më dhemb zemra, kur ti flet që mua më vjen të të përqafoj e të afrohem. 

Jozi: A thua?

Loredana: Po. 

Jozi: Po unë si ndihem? Po ta kishe ndjerë dhe të të kishte ardhur ashtu do të kishe ardhur atje. 

Loredana: Ku të vija?

Jozi: Atje kur më pe. (momenti kur Jozi rihyri dhe ndodhej tek Lori Caffe në oborr)

Loredana: Që më rrije ashtu tër dëngla? Ore dënglat mbaji në shtëpinë tënde. Me mua dëngla nuk ka. 

Jozi: Mos më përmend shtëpinë mua? 

Loredana: Fillove edhe ti si Bona? Bona 2. Rri urtë.

Jozi: Çfarë thua?

Loredana: Unë nuk duroj dënglat e mia jo më të tuat. Nuk duroj dënglat e njeriu. Me mua dëngla jo.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al