Lorenci deklaron se ka qenë i lidhur me Keisin, Kristi habit me reagimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Rrjeti ka aluduar shpeshherë për një lidhje para hyrjes në Big Brother mes Keisit dhe Lorencit. Mbrëmjen e prime, Lorenci ka pranuar se kanë patur një lidhje bashkë. Ai tha se kanë qenë të lidhur dhe janë ndarë me mirëkuptim, ndërsa për arsyet tha se nuk do t’i zbulojë. Në fund theksoi se tha se ai i ka mbyllur gjërat 100% me të.

“Unë me Kejsin kemi vetëm një raport shoqëror. Nga ana ime është mbyllur 100%. Nëse do të kishte diçka mes nesh, Keisi nuk do të kishte një marrëdhënie me Kristin”, tha Lorenci.

Keisi gjithashtu konfirmoi se gjithçka mes tyre ka përfunduar dhe theksoi se Lorenci nuk ka qenë arsyeja pse ajo i dha fund lidhjes me Kristin.

Ndërkohë, Kristi nuk u shpreh i shqetësuar, ku tha se me Keisin i ka mbyllur gjërat në mënyrë njerëzore dhe se nuk mendonte se Lorenci ka ndikuar.

Scroll to Top