JiL.al - Jeto i Lumtur

Lorenci largohet nga shtëpia e Big Brother

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Lorenci doli sonte nga shtëpia e “Big Brother VIP” me dëshirën e tij.

Ai hoqi dorë nga ky rrugëtim duke thënë se ka ditë që nuk ndihet mirë.

“Një pjesë e madhe e banorëve ma kanë bërë mbarë qëndrimin këtu. Big Brother, e them me shpirt që është një nga gjërat më të bukura në jetën time, por është edhe një sfidë e madhe.

Nuk po ndihem mirë. Zgjohem çdo ditë me idenë që, hë a po zgjohem në shtëpi…

Ndonjëherë mendoj që i bezdis banorët këtu brenda. Me gabimet e mia.

Besoj se kam qenë mirë në këtë lojë. Ndoshta mund të zhgënjej shumë njerëz me këtë vendim. Unë e di që po ta ndaj me dikë këtu brenda, do më thotë “Mos”.

Por, nuk e shoh veten fitues dhe nuk kam hyrë me këtë qëllim. Kam hyrë me qëllimin që të kaloj mirë dhe t’i jap vetes një spunto.

Ka ditë që nuk jam mirë. Kam ditë që e kam menduar. E kam shprehur edhe në dhomën e rrëfimit.”

Scroll to Top