Lorenci pranoi publikisht lidhjen me Keisin, reagojnë me ‘tone të forta’ familjarët e Kristit

Jil
Jil
2 Min Read

Lorenc Hasrama, i i pyetur në dhomën e rrëfimit, ka pranuar publikisht se ka patur një lidhje me Keisi Medinin jashtë “BBV.” Pavarësisht se kishte kërkuar që rrëfimi i tij të mos transmetohej, “Vëllai i Madh” vendosi ta ndajë dje me banorët e tjerë dhe gjithë publikun.

Shkak duket se është bërë fakti se Lorenci prej ditësh është përfshirë në debate me Kristin dhe vazhdimisht këto ditë është aluduar se shkaku i ndarjes së Keisit nga Kristi ka qenë pikërisht hyrja e Lorencit.

Keisi e hodhi poshtë këtë gjë, por u shpreh mjaft e prekur nga deklarata e Lorencit në dhomën e rrëfimit për raportin mes tyre, por nuk e mohoi që ka patur një lidhje me Lorencin.

E gjithë kjo situatë ka sjellë edhe reagimin e familjarëve jashtë të Keisit dhe Kristit, me të cilin ajo pati një njohje të shkurtër brenda “BBV.” Babai i Keisit, Sabiani, është treguar i ashpër me Lorencin ndërsa kërkon nga e bija që ajo të dalë nga jashtë shtëpisë.

Një reagim ka ardhur edhe në llogarinë zyrtare të Kristit në Instagram, nga familjarët e tij që menaxhojnë faqen. Në një shkrim të shkruar në vetën e parë, ata theksojnë se Kristi nuk ka marrë asnjë kërkesë faljeje as nga banorët as nga Keisi.

“A ishte përgjegjësia morale e banorëve të më kërkonin ndjesë për akuzat e rënda që më kishin adresuar, dhe luftën që më shpallën me pretekstin që unë kisha bërë lojë me atë marrëdhënis, kur u konfrontuan me të vërtetën?????

Po ju? A keni një përgjigje për këtë situatë të turpshme, ku ajo vajza as nuk tentoi të kërkojë ndjesë për mashtrimin që më bëri????”– shkruhet në Instastory-n e Kristit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *