Në një lidhje direkte me rubrikën “Mos i Bjer me Top” tek “E Diell” ka qenë aktori i humorit Olsi Bylyku i cili është edhe shoku i Lorenc Hasramës i cili është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri Big Brother.
I pyetur nëse Lorenci është në një lidhje dashurie jashtë shtëpisë së Big Brother, Olsi shprehet se në dijeninë e tij është beqar dhe nuk është në një lidhje. Ndërsa përsa i përket lidhjes së tij me Keisin jashtë, Olsi shprehet se as për këtë gjë nuk ka qenë në dijeni sepse ka qenë diçka private e Lorencit dhe nuk e kanë diskutuar asnjë herë.
Ronaldo Sharka: Në dijeninë tendë këta të dy janë shoqëruar ndonjëherë jashtë, kanë dalë ndonjëherë jashtë, çfarë të ka rënë ty në vesh për këtë çift që mund të rinisë ose mund të lindë brenda shtëpisë?
Olsi Bylyku: Ore inshallah rinisin dhe janë çift shumë i bukur, unë i kam shumë qejf. Inshallah arrijnë të jenë çift nëse Lori ka ndjenja dhe Keisi ka ndjenja. Unë ta thashë nuk kam ditur asnjë gjë në lidhje me marrëdhënien e Keisit me Lorin sepse ka qenë pjesë personale e tij dhe nuk është se kemi diskutuar kurrë për këtë pjesë.
- LEXO TË RADHË
- E pranuan më në fund! Evi dhe ish-banori i BBVA rrëfejnë gjatë e gjerë historinë e tyre të dashurisë
- Momente romantike mes Luizit dhe Kiarës, nuk i keni parë kurrë kështu (VIDEO)
- “Do kaloni pushime me Luizin e Kiarën?”/ Përgjigjet bashkëshorti i Oltës, Dori: Unë…