Luana “kërcënon” ndjekësit dhe merr vendimin e papritur për të fshirë këngën e fundit (FOTO)

Jil
Jil
1 Min Read

Luana Vjollca solli dy ditë më parë projektin e saj muzikor, “Zemrën ta vodha”. Kjo këngë u bë e njohur nga publiku gjatë emisionit të Luanës, pasi e vendoste në sfond. Tani që e publikoi edhe si klip, Luana po kërkon mbështetje por po duket sikur po e kërkon “me zor”.

Themi këtë pasi një postim i orëve të vona nga Luana u duk paksa i çuditshëm dhe me nota kërcënuese. Ajo shkruan se të gjithë ata që se kanë parë ende këngën do bënin mirë ta shihnin se ajo ka ndërmend ta fshijë sot.

”Kush nuk e ka dëgjuar ende këngën, ose nuk e ka parë klipin, ta bëjë tani se nesër do e fshij”

Me siguri kjo është një shaka për 1 prill, pasi nuk besojmë se Luana do hiqte kaq lehtë nga Youtube një këngë për të cilën ka punuar me ditë me radhë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *