Një 16-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, pasi luftoi në spital me plagët që kishte marrë pas një aksidenti rrugor. Gabriel Alibeaj kishte dalë me shokët mbrëmjen e së martës (6 shtator), por gjithçka u kthye në një tragjedi.
Ai kishte qenë bashkë me dy shokë në Villafranca di Verona, duke qeshur e duke bërë shaka, sigurisht që duhet të kenë folur për fillimin e afërt të shkollës. Për pak ditë do të fillonte vitin e tretë të gjimnazit. Ajo që duhet të ishte një mbrëmje me miq si çdo tjetër, fatkeqësisht u shndërrua në tragjedi, pikërisht në momentin e kthimit për në shtëpi.
Teksa po ktheheshin me një triçikël, Gabrieli dhe shoku i tij Xhibrili ranë në tokë. Ata u dërguan menjëherë në spital me helikopter ku u shtruan në gjendje të rëndë.
Dje kishte shpresa të forta se do të zgjohej. Ishte babai që përmes faqes së tij në Facebook u kërkoi miqve dhe të njohurve një lutje që djali i tij të zgjohej.
“Ju falënderoj të gjithëve për lutjet tuaja, tani lutemi për shpirtin e tij”, shkroi babi.
dk-news