Luizi habit fansat, zbulon nëse do jetë pjesë e BBV3

Editor
2 Min Read

.

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qenë të pranishëm në premierën e filmit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, “5 Herë Jo”, ku kanë dhënë edhe një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”.about:blank

Gazetari, duke menduar që këngëtari i njohur nuk do të tregonte gjë, ka vendosur që të pyes moderatoren nëse Luizi do jetë opinionist në edicionin e tretë të “Big Brother VIP”.

“Kiara do jetë Luizi opinionist në Big Brother VIP 3?”, pyeti gazetari dhe Kiara iu përgjigj: “Aq sa di ti di edhe unë. Nuk kemi bërë shumë muhabete në shtëpi”.

Gazetari: Tani nëse të gjithë të kanë pyetur ty për Big Brother, unë do pyes Kiarën, se ti nuk tregon gjë. Kiara, a do jetë Luizi opisionist te Big Brother?

Kiara: Aq sa di ti, di edhe unë.

Kiara: Nuk kemi bërë shumë muhabete pune në shtëpi

Luizi: A nuk e ke parë Big-un që kur isha me Kiarën thosha ‘jam në shtëpi, jam pushim’. Nuk flas për punëabout:blank

Gazetari: A ke emocione që po fillon “Big Brother” dhe ti ke trofeun e “Big Brother VIP 2”?

Luizi: Nuk e lëshoj trofeun, kush ma merr mua?about:blank

Kiara: Një lloj emocioni është sepse po të mendosh para 1 viti që ishim duke u bërë gati për t’u futur në shtëpinë më të famshme, sigurisht që është emocion. Edhe një lloj nostalgjie. Kemi njohur njëri-tjetrin dhe n’a ka ndryshuar jeta komplet, brenda 1 viti.

Luizi: E di çfarë domethënë me lëshuar trofeun? Me lëshuar Kiarën, nuk e lëshoj. Kush do me e marrë, veç të thotë ‘Luiz a e pranon ftesën për në Big’, e flasim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *