Luizi i dashuruar kokë e këmbë me Kiarën, gjesti i sotëm e vërteton më së miri…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashuria e Luiz Ejllit për Kiara Titon, sipas këngëtarit ka lindur që me 24 dhjetor 2022, nata kur u bë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’.

Sipas Luizit, atë natë ai u dashurua me shikim të parë me moderatoren, të cilën e cilëson si femrën më të bukur që ia kanë parë sytë.

Lidhja e tyre nuk nisi menjëherë, por u desh të kalonte 1 muaj, që ata të dy të ishin çift. Edhe pse kanë uljet e ngritjet, Luizi dhe Kiara tregojnë se duhen e madje i qëndrojnë krah tjetrit edhe në momente të vështira.

Dasma e tyre u bë brenda shtëpisë, e duket se e kanë premtuar edhe një jashtë saj. Por para dasmës së vërtetë, Luizi ka vendosur të gdhendë në trup diçka që i përket Kiarës, firmën e saj.

Këtë dëshirë ia kërkoi sot tatuazhistit, i cili hyri brenda ‘BBV’ për t’u bërë tatuazhe banorëve. Përpos firmës së të dashurës, Luizi kërkoi edhe syrin e ‘Big Brother’ si për ta kujtuar gjithmonë këtë eksperiencë.

“Kam dy muaj që e kërkoj, dua tatuazh. Këta më vonuan, nuk e kuptoj përse. Ja tani i ratë pikës, Vëllai i Madh të hëngsha zemrën. Është syri i Kiarës dhe logoja e Big-ut sipër, të vijë dhe Kiara t’i vendosë firmën”.

Lexo të radhës

Kejvina po çmendet pas Luizit, ja gjesti që bënë për të (VIDEO)

Nita i kthehet keq Deas: Po e përdor sistemin e Luizit

“Nuk ndihem rehat!”, ja cili është banori që u largua me deshirën e tij…

Kush largohet? Luizi çon në nominim Kristin, Oltën dhe maestron..



Scroll to Top