Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.
Finalisti i parë i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, sot ka biseduar me banorë tjerë. Ai, ndër tjera fliste edhe për finalen e madhe. Luizi u shpreh se Nitës, ia ka frikën vetëm se është nga Kosova.
Kujtojmë se, Nita është një nga banoret më të pëlqyera, dhe po votohet nga publiku. Mendoni se do të jetë finalistja e katër? /kosovarja/: