Luiz Ejlli konkurenti që bëri për vete Shqiptarët në këtë sezon të “BBV” mendon se të shtunën mund të lërë përfundimisht shtëpinë. Ai mendon se do ketë edhe për të një zarf të zi për shkak të debatit që pati me Eva Alikajn, ish banoren e “BBV”, që u skualifikua nga vëllai i madh për shkak të agravimit të situatës me Luizin, ku kjo e fundit i tha “ta çaj kafkën”.
Luizi, gjatë një bisede me Tan Brahimin, u shpreh se e ka kapur një tip sikleti nga kjo gjë.
Luizi: Më ka kapur një siklet
Tani: Për ça?
Luizi: Se mund të iki të shtunën
Tani: Kush?
Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën
Tani: Seriozisht e ke?
Luizi: Për Zotin po
Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.
Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën pas.
Tani: Nuk ka shanse
Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër
Tani: Nuk ka shanse..shqip-lajme.com