Luizi shpreh sërish shqetësimin për nominimin e Kiarës: Kam frikë se publiku duan të më shohin vetëm

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ka mbetur edhe një ditë deri në vendimin se cila prej dy banoreve të nominuara Olta apo Kiara do të eliminohen nga gara pas 90 ditësh qëndrimi në shtëpinë e famshme.

Nominimi i dyshes përveç që ka ngjallur diskutime, ai që është parë i shqetësuar më shumë është Luizi, i cili madje fillimisht tha se do të largohej edhe a nëse Kiara është ajo që eliminohet.

Por, teksa janë bërë disa ditë që kur ato janë nominuar, këngëtari nga Shkodra është parë duke reflektuar dhe i vendosur për të vazhduar lojën edhe pa partneren e tij.

Ejlli madje tha se mendon që edhe publiku duan ta shohin të vazhdojë rrugëtimin pa moderatoren përkrah tij.

“Kam frikë se e kanë ndarë mendjen publiku, duan të më shohin vetëm, sado që them unë Olta kështu apo ashtu njerëzit duan lojë, spektakël, debate”, tha Luizi teksa po bisedonte me Elvis Pupën.

Ndërkaq, edhe Olta dhe Kiara kanë vazhduar ngacmimet me njëra-tjetrën se cila sipas tyre do të jetë ajo që eliminohet.

Vajzat kanë përmendur edhe ‘biletën e kthimit’, Olta e tha me bindje që ajo nuk do të kthehej edhe nëse i qëllon kthyese, por Kiara tha që ajo do të kishte dëshirë të rikthehej sërish në shtëpinë e famshm

Scroll to Top