Luizi zbulon emisionin ku do t’a shohim Kiara Titon? Keni për t’u surprizuar

Jil
Jil
1 Min Read

Një video e publikuar së fundmi në rrjete sociale ka ndezur diskutimet mbi një rikthim të mundshëm të Kiara Titos në skenën televizive, kësaj here si prezantuese e festivalit “Kënga Magjike”.

Në pamjet, Kiara dhe partneri i saj, Luiz Ejlli, shfaqen në një ambient familjar së bashku me Ardit Gjebrean dhe familjen e tij. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është një koment me tone ironike nga Luizi:
“E zëvendëson goca e tij Arditin. Ju mendoni se me mua? Harrrojeni! Me Kiara Titon.”

Megjithëse e thënë në formë lozonjare, kjo fjali ka mjaftuar për të ngritur dyshime se Kiara mund të jetë në bisedime për të marrë drejtimin e një prej festivaleve më të njohur muzikor në vend për vitin 2025.

Aktualisht nuk ka asnjë reagim apo konfirmim zyrtar as nga Tito, as nga stafi i “Kënga Magjike”, por afërsia me Gjebrean dhe atmosfera familjare në video janë lexuar nga publiku si një sinjal i qartë se diçka po gatuhet.

Nëse lajmi konfirmohet, për Kiarën kjo do të ishte një rikthim i fortë dhe i shumëpritur në skenën televizive shqiptare.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania