Luizit i humbet vëmendja?/ Shqiptarët nuk e kërkojnë më në ‘Google’, për çfarë interesohen?

Jil
Jil
2 Min Read

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure i ftuar në studion e “Wake Up”, ku zbuloi se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në internet.

Sipas tij, në 3 muajt  fundit shqiptarët kanë kërkuar për ChatGPT, duke i marrë fronin fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.

Blendi: Çfarë kërkimesh ke bërë, ça na ke sjellë?

Tomi: Unë kam sjellë 3 muajt e fundit se çfarë kanë kërkuar shqiptarët në ‘Google’.

Enxhi: Për çfarë kanë kërkuar, për rritjen profesionale, argëtim apo për ndonjë gjë tjetër?

Tomi: Në përgjithësi ‘Google’ përdoret për të shuar kuriozitete, nga shumica e njerëzve nëpër botë. Tani një nga trendet është ChatGPT, që njerëzit po i largohen ‘Google’-it dhe po shkojnë drejt ChatGPT për të t’a pyetur për gjëra, sidomos studentët dhe nxënësit.

Blendi: Pasi marrin përgjigje më të detajuara, jo thjesht linqe diku.

Tomi: Kështu që ‘Google’ ka një armik të madh sepse këto gjërat teknologjike sapo vijnë e po personalizohen.

Neada: Pra ChatGPT është kthyer në një motor kërkimi shumë më i preferuar?

Tomi: Edhe pse mendohet që shqiptarët nuk kërkojnë në internet për gjëra interesante, le ta themi që ChatGPT-ja ka qenë një nga Top 5 fjalët më të kërkuar në ‘Google’ 3 muajt e fundit.

Blendi: Pra në Shqipëri ChatGPT është më i kërkuari, me një rritje prej 4700 për qind nga 3 muajt e kaluar. Pra mban fronin si më i kërkuari

Neada: Në Shqipëri. Pra më i kërkuar se vetë Luiz Ejlli që bëri namin pak kohë më parë?

Tomi: Po. Nëse e marrim në një term më të gjerë, Luizi është në vend të tretë

Enxhi: Kush ja ka marrë Luizit?

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *