Magazinonte lëndë plasëse, procedohet penalisht pronari

Editor
2 Min Read

Goditet një rast i paligjshëm i tregtimit të lëndëve plasëse në Bulqizë, duke nisur procedimi penal për pronarin e një subjekti minerar.a

Lexo të radhës


Zi në familjen e ish-ministres socialiste, humb të atin!

Prapaskenat e telefonatës së Ilnisës me të bijën, si produksioni

Test: Zgjidhni një engjëll dhe zbuloni mesazhin që po ju dërgon

Çudira në Tiranë, makina tërheq ambulacën e prishur

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përmbushje të objektivave të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në inteligjencën policore se një subjekt në mënyrë të paligjshme tregtonte (shiste), lëndë plasëse në disa subjekte të tjera minerare, kanë organizuar punën me qëllim verifikimin, parandalimin e mëtejshëm dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” për shtetasin G.Ç., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në Thekën Martanesh, pasi magazinonte në depon e tij, sasi me lëndë plasëse me qëllim për përdorim vetjak, më pas në mënyrë të paligjshme dhe pa autorizim përkatës nga Komisariati i Policisë, e tregtonte (shiste) lëndën plasëse në 9 subjekte të tjera, duke u mjaftuar vetëm me një akt-marrëveshje të lidhura mes palëve (subjekteve).

Në këtë subjekt janë sekuestruar 1416 kg lëndë plasëse dhe 220 kapsolla elektrike.

Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *