JiL.al - Jeto i Lumtur

Makina del nga rruga, ka të plagosur (Detaje)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në autostradën Levan – Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Buzmadh duke lënë të lënë të plagosur 5 persona, shoferin dhe nënën me 3 vajzat.about:blank

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se një automjet tip “Benz”  ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka shkaktuar lëndime të pasagjerëve të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes por edhe për të sistemuar qarkullimin e mjeteve.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh, shtetasi V. M., banues në Cakran, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.about:blank

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Scroll to Top