Një pjesëtar i KFOR-it ka humbur jetën në një aksident rrugor në magjistralen Pejë-Prishtinë. KFOR-i ka konfirmuar përmes një komunikate për media se ushtari i vdekur ishte nga kontingjenti italian.Ushtari ishte dërguar në gjendje kritike me helikopter në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.
“Në automjetin e përfshirë në aksident ishte edhe një ushtar tjetër i cili u transportua në gjendje të vetëdijshme në Kampin Ushtarak italian me autoambulancë dhe më pas në spitalin ushtarak”, thuhet në komunikatë.Prokuroria Themelore e Pejës e ka konfirmuar po ashtu aksidentin fatal, ku humbi jetën ushtari i KFOR-it.