“Makina është bërë copë, më ndjekin kudo”, Zhaklin Lekatari tregon si përndiqet për opinionet që jep në BBV

Jil
Jil
1 Min Read

Nuk i ka munguar asnjëherë vëmendja por padyshim të qënit opinioniste e BBV mund të konsiderohet si kulminacioni i karrierës së saj në televizion.

Por jashtë shkëlqimit të dritave të ekranit kjo situatë nuk duket kaq me ngjyra.

Zhaklin Lekatari e ftuar në “Why Not” tregoi peripecitë në jetën e përditshme nga tifozët e personazheve.

“Makina është bërë copë këto kohë, ndjekje, ndalesa në rrugë, te supermarketi, në dyqane, në punë, kudo që shkoj. Është shumë e vështirë, jam pothuasje e izoluar. Është një emision, një punë. Ti nuk jeton çdo moment me atë punë. Ka filluar të bëhet e lodhshme dhe e bezdisshme. Unë jap opinion, nuk gdhend të vërteta. Fjalët e mia deformohen shpesh. Ka filluar të bëhet shumë e lodhshme ku çdokush të ndalon në rrugë për të dhënë opinionin e vet”, tha Zhaklina.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *